33 Problemet e mediave

Shumica e shoqërisë i përdorin mediat dhe platformat sociale për të komunikuar dhe për të qëndruar të informuar.

Përkundër të gjitha përfitimeve që i marrim kur informacioni qarkullon lirshëm, gjithashtu janë një numër i madh i sistemeve të prishura dhe pasojave negative që vijnë bashkë me këto përfitime në pako. Pranimi i këtyre mangësive është hapi i parë i zgjidhjes së tyre. Më poshtë, janë identifikuar 33 probleme në ekosistemin e mediave.

  1. Tabloidizimi – fokusi i shtuar në lajmet zbavitëse, të jetës së të famshmëve dhe shtimi i mbulimit sipërfaqësor të ngjarjeve aktuale. Duke u përqendruar kryesisht në raportimin e detajeve të jetës personale të personazheve publike, raportimi i informacionit të rëndësishëm humbet vëmendjen dhe shpesh bëhet në mënyrë shumë të sipërfaqshme.
  2. Fluskat e filtrimit – Filtrimi i shtuar i përmbajtjeve të informacioneve rezulton në mungesën e ekspozimit përballë pikëpamjeve që janë jashtë botëkuptimit ekzistues të një përdoruesi. Kjo mund të çojë përdoruesit në formimin e një pamjeje të ngushtë të botës, saktësisht në barrikadimin e pikëpamjes  ne – kundër – atyre. Sa më pak të jemi të familjarizuar me të tjerët, aq më pak empati priremi të kemi për ta.
  3. Karremi i klikimeve – është një metodë manipuluese që përdor gjuhë ekzagjerimi dhe informacione jashtë kontekstit për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Ta zëmë titujt e tipit “Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi pastaj” është diçka e njohur për këtë lloj praktikash.
  4. Përfitimi nga të dhënat personale e përdoruesve – respektivisht marrja dhe monetizimi i të dhënave personale. Një shembull i zakonshëm është gjurmimi i aktivitetit në internet. Kur vizitoni disa faqe të lajmeve në internet, palët e treta mund t’i skanojnë të dhënat tuaja dhe ta ndjekin aktivitetin tuaj online. Shumica e përdoruesve nuk janë të vetëdijshëm për këtë praktikë.
  5. Çurnalizmi – Kur mediat publikojnë komunikata për media, dhe forma të tjera të lajmeve të parapërgatitura në vend të raportimeve origjinale. Kjo ndihmon mediat të plotësojnë nevojat e tyre për përmbajtje, por ulë besueshmërinë sepse këto mesazhe janë shpesh për qëllime promocionale.
  6. Radikalizmi i veprimit të algoritmeve – hipoteza se motorët e rekomandimit mund t’i drejtojnë përdoruesit drejt përmbajtjes ose platformave sociale gjithnjë e më ekstreme.
    Në platformat si TikTok kjo mund të ndodhë shpejt sepse përdorin metoda të shpejta të adaptimit të algoritmeve të tyre.
  7. Slativizmi – Mbështetja publike e kauzave politike apo sociale përmes përpjekjeve të thjeshta në media sociale apo peticioneve. Prirja në aktet simbolike, si pëlqimi i fotografive të profilit mund të jep ndjesinë e marrjes pjesë në aktivizëm, mirëpo në realitet kjo nuk ndikon në ndryshime në botën reale.
  8. Pagesat – Mekanizmi që ndalon përdoruesit t’i qasen përmbajtjeve specifike pa abonim me pagesë. Përderisa ueb faqet e mediave duan të gjenerojnë të ardhura, rezultojnë në një peizazh mediatik në dy nivele. Lajme cilësore për abonentët dhe përmbajtje e cekët dhe sensacionale për të gjithë të tjerët.
  9. Lajme shkretëtira – Komunitete që nuk shërbehen më nga mediat lokale për marrjen e lajmeve. Në vend që të marrin mbulime të rëndësishme për qytetin e tyre, ata marrin lajme se çka ka ndodhur me ngjarje në pjesë të largëta të botës.
  10. Konsolidimi i mediave – Ish media të pavarura të blera nga korporatat e mëdha mediatike duke krijuar iluzionin e zgjedhjes. Kompanitë mëmë përmes rrjetit të tyre të mediave, krijojnë një kanal të fuqishëm për propagandë dhe mesazhe partiake.
  11. Botët sociale – Llogaritë autonome ose të drejtuara nga njerëzit – në kuadër të platformave të mediave sociale – manipulojnë diskutimet dhe nxisin mesazhe specifike. Përderisa llogaritë si “@Name69420” mund të duken të padëmshme, në internet ato ndryshojnë tonin e diskutimit dhe nxisin artificialisht përhapjen e mesazheve. 
  12. Rrëmujë reklamash – Kur përdorimi i një ueb faqeje të lajmeve mbulohet nga video automatike dhe reklama penguese. Reklamat e shfaqura më vete janë të lehta për t’u injoruar (dhe bllokuar), por kur një mori llojesh  e reklamave vendosen në një sajt, kjo rezulton të jetë çorientuese.
  13. Astrosurfimi – Publikimi i përmbajtjes që krijon iluzionin e interesit për një politikë ose individ. Një shembull i astroturfimit do të ishin opinionet nga ‘qytetarët e shqetësuar’ përpara se buxheti i departamentit të policisë të vihej për votim.
  14. Deplatformimi – Kur individët dhe komunitetet ndalohen që të jenë pjesë e platformave sociale dhe botuese. Kundërshtarët e deplatformimit argumentojnë se rregullat janë zbatuar në mënyrë jokonsistente, dhe që ndalimet ndikojnë që komunitetet specifike radikalizohen gjithnjë e më shumë.
  15. Zhveshja e kontekstit – Derisa tregimet ndahen nëpër platformat e mediave sociale, ai më bindës, intuitiv dhe më i kurdisur fiton. Kjo “përzgjedhje natyrore” digjitale heq shtresat e kontekstit, duke shtrembëruar mënyrën se si perceptohen tregimet. Shembull: Një video e vjetër e një sulmi me raketa shpërndahet jashtë kontekstit gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Për shkak të mungesës së kontekstit, shumë supozojnë se ky është sulm i fundit që ka ndodhur.
  16. Ndalim fluturimi – Një formë e njëanshmërisë, që i përjashton temat ose çështjet nga mbulimi kritik, si pasojë e marrëdhënieve me reklamuesit. Shembull: Gazetarët investigativë shmangin industrinë e automobilave sepse kompanitë e makinave reklamojnë shumë në publikimet e tyre.
  17. Infoargëtueset – “Lajmi” synon që të tërheq shikuesit, duke i dhënë përparësi vlerës së argëtimit mbi raportimin faktik. Ky stil raportimi drejtohet, pjesërisht, nga konkurrenca në tregun mediatik. Nuk mjafton thjesht të japësh lajmin; duhet të jetë më imponues se opsionet e tjera.
  18. Gazetaria e garave me kuaj – Një formë e mbulimit politik që i jep theks më të veçantë sondazheve dhe mundësinë e fitores së individit si person, se sa fitorja – ngadhënjimi i temave që janë në interes të publikut.
  19. Lajme të rreme/Dezinformimi – Shpërndarja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta ose publikimi i lajmeve të rreme. Mediat në disa raste mund të marrin pamjen dhe ndjenjën e mediave të besueshme, pa  i pasur këto standardet të cilësisë.
  20. E mira kundër të keqes – Një formë e thjeshtëzimit të tepërt që përshtat njerëzit në skema antagoniste viktimë-hero, ose prezanton konflikte komplekse si të mirët kundër të keqes. Ky stil i raportimit largon nuancat, duke parë vetëm bardhë e zi. 
  21. Ujëvara e thashethemeve – Kur një postim i mediave sociale fillon të përhapet në zinxhirë të pandërprerë platformash të ndryshme. Ky model shpërndarjeje mundëson përhapjen virale të informacionit të pa verifikuar. Në platforma si Twitter, një postim i thjeshtë, i pavërtetë mund të bëhet viral dhe të arrijë miliona njerëz. Në këtë mënyrë thashethemet për vdekjen e të famshmëve bëhen tema në trend.
  22. Dritarja e Overtonit – Çështjet që dalin jashtë dritares së ngushtë të ashtuquajturës “të pranueshme” në diskursin publik, zakonisht kalojnë pa u diskutuar. Ajo që është haptazi njihet si e pranueshme dhe ajo që është tabu në shoqëri po evoluon në mënyrë të vazhdueshme.
  23. Mbulimi i “Godit dhe ik” – Kur organet e lajmeve publikojnë një lajm të ri, dhe më pas nuk arrijnë të ndjekin faktet shtesë, analizat e detajuara ose kontekstin më të gjerë. Shembull: Verdikti i një gjyqi të personave të famshëm shpallet dhe historia e një dite më parë për një tërmet shkatërrues në Jemen harrohet – edhe pse situata është ende duke u shpalosur.
  24. Njëanshmëria – Kur qëndrimet dhe besimet e botuesve diktojnë haptazi se cilat histori duhet të mbulohen dhe si janë kornizuar ato histori. Disa organe të lajmeve publikojnë me besueshmëri vetëm pikëpamjet nga njëra anë e spektrit politik.
  25. Gjuajtja e qenit – Një vëllim i lartë mesazhesh dhe/ose ngacmimesh të synuara për një shkelje ose opinion me të cilin një grup i caktuar nuk pajtohet.
    Shembull: Një burrë shpreh mospëlqimin e ananasit në pica dhe hyn në internet  për të parë 10,000 mesazhe irrituese në Instagram.
  26. Kultura e argumentit – Mospërputhja ndaj një qasjeje të kundërt, kur takon njerëz me një botëkuptim tjetër. Dy shembuj të kësaj në botën reale janë luftërat në Twitter dhe programet ku ekspertët hiperpartizanë argumentojnë.
  27. Efekti i nënkuptuar i së vërtetës – Vendosja e paralajmërimeve në pjesë të caktuara të përmbajtjes rrit perceptimin e saktësisë së përmbajtjes pa paralajmërime.
    Hulumtimet kanë zbuluar se etiketat paralajmëruese i ndihmojnë njerëzit të identifikojnë përmbajtje të rreme, por gjithashtu i bëjnë ata më të prirë të besojnë histori të rreme që nuk janë të etiketuara.
  28. Spiralja e amplifikimit të devijimit – Kthimi në fenomen i një problematike, si pasojë e raportimeve të rritura të sjelljeve të dhunshme ose antishoqërore, të cilat shndërrohen në një panik moral. 
  29. Senzacionalizmi – Përdorimi i qëllimshëm i lajmeve provokuese dhe të ekzagjerimit për të tërhequr më shumë vëmendjen tek lajmi. “Zbulime tronditëse nga raporti i listës së pagave të këtij muaji. Çfarë nuk dëshiron Byroja e Statistikave të Punës që ju të dini!”
  30. Vendosja e Agjendave – Një formë strukturore e njëanshmërisë që i sheh masmediat dhe ‘influencerët’ të dirigjojnë diskursin publik duke vënë rëndësi temave të zgjedhura. Nëse grupit që përcakton agjendën i mungon diversiteti ose ka konflikte interesi, atëherë mbulimi nuk do të pasqyrojë prioritetet e shoqërisë.
  31. Shkoqitja e informacionit – Përdorimi i provave mbështetëse jo të plota ose jashtë kontekstit (p.sh. statistika, anekdota, studime), duke përjashtuar provat e kundërta. Kjo është problematike pasi faktet janë shpesh të sakta, kështu që ato i japin kuptim vlerës. Problemi është mungesa e kontekstit.
  32. Gabimi narrativ – Tendenca për të marrë sekuenca faktesh dhe për t’i mbushur ato me shpjegime shkak-pasojë. Teoritë e konspiracionit janë një formë ekstreme e “gabimit narrativ”. Çdo ngjarje e dëmshme ose tragjike lidhet me një narrativë gjithëpërfshirëse.
  33. Bilanci i rremë – Paraqitja e dy anëve të një çështjeje sikur ato kanë peshë të njëjtë kur nuk ka prova përkatëse për të mbështetur të dyja palët në mënyrë të barabartë. Media mund të ngrejë ide të paargumentuara për hir të argumentit dhe për të shmangur pretendimet për njëanshmëri.

 

Njëra prej shenjave dalluese të shoqërisë demokratike është një ekosistem medial i shëndetshëm që rrjedh lirshëm.

Në të kaluarën, ky ekosistem medial ka përfshirë një treg të llojllojshëm të mediave, duke filluar nga gazetat deri te rrjetet televizive. Sot, interneti dhe platformat e mediave sociale e kanë zgjeruar fushëveprimin dhe shtrirjen e komunikimit brenda shoqërisë.

Patjetër se gazetaria luan një rol kyç brenda këtij ekosistemi. Gazetaria e kualitetit të lartë dhe transparenca e paprecedentë e mediave sociale i mban strukturat e fuqishme në llogari – dhe nganjëherë, këto forca shtyjnë ndryshime drastike në shoqëri. Reporterët na sjellin lajme nga vijat e frontit dhe shpalosin të vërteta të fuqishme përmes gazetarisë hulumtuese.

Thënë këtë, këto ndikime pozitive nganjëherë vihen në hije nga praktika të dëmshme dhe negative të jashtme që ndodhin në ekosistemin medial.

Ndarja dhe shtjellimi i mësipërm është një përpjekje për t’i përmbledh problemet brenda ekosistemit medial si bazë për diskutim. Shumica prej atyre problemeve janë lehtë të kuptueshme sapo të identifikohen. Mirëpo, në disa raste, ka një ndërveprim midis këtyre çështjeve që ia vlen të thellohemi në to. Më poshtë janë disa prej tyre.

Njëanshmëria eksplicite kundër njëanshmërisë implicite

Duke folur gjerësisht, njëanshmëria në media ndahet në dy lloje: eksplicite dhe implicite.

Publikuesit me njëanshmëri eksplicite haptazi diktojnë llojet e tregimeve të cilat mbulohen në publikimet e tyre dhe kontrollojnë tonin e tyre. Zakonisht kanë anësi politike ose ideologjike, dhe këto media përdorin gabime narrative apo bilanc të rremë, duke u munduar të shtynë agjendën e tyre.

Filtrimi i paqëllimshëm apo animi në informacion nënkupton njëanshmërinë implicite, dhe kjo mund të manifestohet në disa mënyra. Për shembull, një publikim mund të mbyll sytë për një temë apo çështje sepse ajo mund t’i vendosë kompanitë apo personat që reklamojnë në këtë medie në pozitë jo të mirë. Këto quhen zonat e ndalim – fluturimit, dhe duke ditur vështirësitë financiare të agjencive të mediave, këto zona të ndalim fluturimit po bëhen më shumë zona të pabesimit.

Keqinformimi kundër dezinformimit

Të dy këto terme nënkuptojnë që informata që po ndahet nuk ka qëndrueshmëri faktike. Diferenca qenësore është se keqinformimi është i paqëllimshëm, dhe dezinformimi krijohet me qëllim të mashtrimit të njerëzve.

Lajmet e rreme, dhe konceptet si ‘deepfake’, hyjnë në kategorinë e fundit.

Thjeshtëso, thjeshtëso

Masmedia dhe prurjet sociale janë skenari themelor Darvinistik i ideve.

Përmes mediave sociale, tregimet shpërndahen nga shumë pjesëmarrës, dhe mashtrimi më bindës zakonisht fiton. Shpesh postimet e dhimbshme e provokuese janë ato që kanë më shumë përhapje. Ky proces e zhvesh kontekstin nga ideja, potencialisht ia largon kuptimin.

Videoklipet që ndahen në platforma sociale janë një shembull tipik i largimit të kontekstit. Ndodhia e ndonjë ngjarje (shpeshherë shokuese), gjeneron një sasi masive të diskutimit përkundër mungesës së plotë të kontekstit.

Kjo në mënyrë të paqëllimshme i inkurajon shikuesit t’i steoritipizojnë njerëzit në atë video dhe i sjellë idetë tona të paramenduara që t’i mbushim hapësirat shkaku i mungesës së kontekstit.

Anëtarët e mediave po ashtu kërkojnë ide thumbuese që të tërheqin vëmendje dhe të vërtetojnë idenë që sjellin në atë artikull. Kjo mund të çojë në shkoqitjen e fakteve dhe ideve.
Shkoqitja e informacioneve është problematike për shkak se në të shumtën e rasteve faktet janë të sakta, dhe kanë kuptim në vlerë nominale, megjithatë, kanë mungesë të madhe të konceptit.

Modelet e thjeshtësuara të botës sjellin tregime bindëse, si e mira kundër të keqes, por situatat në të shumtën e rasteve janë më komplekse sesa ajo që e sheh syri.

Shtrydhja e mediave të lajmeve

Nuk është sekret që gazetaria po përballet me probleme. Dhomat e lajmeve po operojnë me ekipe e buxhete më të vogla, dhe një prej rezultateve është “çurnalizmi”. Ky term i referohet praktikave të publikimit të artikujve direkt nga porositë apo nga njoftimet nga zyrat e marrëdhënieve me publikun. 

Çurnalizmi jo vetëm që i zëvendëson format më rigoroze të raportimit – por gjithashtu shërben si bulevard i reklamimit dhe propagandës që shpesh është e vështirë të dallojë nga lajmi.

Rritja e sensit të urgjencës për të rritur të hyrat po ashtu, është duke shkaktuar probleme të tjera. Lajmet përmbajtjesore, e të kualitetit të lartë janë duke u fshehur prapa mureve të pagesave.

Rezultati përfundimtar është sistemi në dy nivele, ku abonentët marrin lajme të hollësishme dhe të kualitetit të lartë, ndërsa të tjerët lajme të thjeshta dhe senzacionale. Këta “të tjerët” nuk janë njerëz me të hyra të ulëta, por në masë të madhe përfshijnë rininë. Mosha mesatare e personave të abonuar është 50 vjeç, duke e shtruar pyetjen e ardhmërisë së modelit të biznesit për planet e abonimeve. 

Për mediat që mbështeten në reklama, kohët dëshpëruese kanë thirrur masa dëshpëruese. Eksperienca e përdoruesit, është vendosur në sediljen e pasme përballë reklamave, përmes ‘rrëmujave të reklamave’ (p.sh. video automatike, pop-up dhe klikimeve nxitëse), të cilat shfaqin përmbajtje irrituese në çdo cep të faqes. Përderisa, në prapaskenë, gjurmuesit e palëve të treta janë duke përcjellë çdo lëvizje tënde digjitale, përkundër të gjitha zgjedhjeve private.

Si t’i zgjedhim problemet e mediave?

Me ndikimin e madh, vjen edhe përgjegjësia e madhe. Nuk ka zgjidhje të lehtë për të rregulluar problemet që kanë plagosur mediat dhe rrjetet sociale. Por, hapi i parë është identifikimi i këtyre problemeve, dhe të flitet për to.

Sa më të informuar përballë ekosistemit medial, do të jemi më të pajisur që të bëjmë reforma kundër këtyre sistemeve problematike, dhe të angazhohemi për transparencë në kanalet e komunikimit të cilat veprojnë në këtë shoqëri.

 

Përkthimi dhe përshtatja e artikullit: Besnik Rexhepi

Ndaje