Për ne

Çka është Autentik?

Autentik është platformë e mendimit përmes së cilës mëtohet që të ndikohet opinionbërja brenda hapësirës shqiptare, duke u mbështetur dhe promovuar tërësinë e vlerave universale njerëzore.

Qëllimi kryesor mbi të cilin qëndron kjo hapësirë virtuale është ndërtimi i një diskursi që i jep përgjigje sfidave me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Disa prej temave bosht mbi të cilat do të angazhohet Autentik përfshijnë raportet e njeriut me të tjerët, familjen, shoqërinë e hapësirën publike, si dhe pikëpyetjet në rrafshin metafizik. Krizat dhe fërkimet identitare në një mjedis që çdo ditë e më tepër prodhon qytetarë konfuzë e pasivë, do të jenë subjekt i veçantë i trajtimit në kuadër të kësaj platforme. Krahas pjesës diskursive, në Autentik, nga studiues, njohës dhe aktivistë, do të shtjellohen edhe lëmenj si: legjislacioni, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti, urbanizmi, teknologjia, etj., duke i dhënë hapësirë edhe pjesës profesionale. Misioni i kësaj platforme është të shërbejë si mjedis për plasimin e ideve, përvojave, dhe vlerësimeve rreth fenomeneve sociale që prekin shoqërinë tonë, gjithmonë duke aplikuar parimet e autenticitetit, pra të origjinalitetit dhe besueshmërisë.