Biologjia si origjinë e dallimeve gjinore – III

  • Nuk qëndron ideja se njëra, apo tjetra gjini është më e favorizuar në natyrë. Në fakt, njëra gjini është e favorizuar për një natyrë të caktuar, kurse tjetra gjini, për një natyrë tjetër.
  • Natyra e burrit është ajo e dinamizmit fizik dhe roli i tij vije në shprehje në këtë rrafsh, dhe ato që mund të nxirren nga ky faktor.
  • Gruaja siguron dhe ka siguruar të gjitha proceset e nevojshme, që nga një qelizë e vetme (zigota) të vije në jetë secili njeri që ka ekzistuar ndonjëherë.

Përfundimet

Të gjitha dallimet biologjike, pos tjerash, i bëjnë meshkujt dhe femrat, burra e gra që dallojnë në shumë aspekte të jetës së përditshme, asaj social dhe përjetimeve subjektive, dhe implikojnë se ndaj këtyre dy kategorive, është e nevojshme, për më tepër e pashmangshme edhe qasja dalluese. Argumenti më thelbësorë në përjetimin subjektiv, është se burri është një njeri i cili ka përjetim subjektiv të organeve seksuale mashkullore, prej momentit që lindë me to, kurse gruaja ka përjetim subjektiv të organeve seksuale femërore prej momentit që lindë me to.

Ky përjetim ndaj këtyre organeve mund të jetë pozitiv, ose edhe përçmues. Sidoqoftë, esenca biologjike – gjenetika e secilit individ, ka shfrytëzuar çdo mekanizëm jetësor, molekulat e secilës qelizë, reaksionet e shumta metabolike, çdo qelizë, çdo strukturë mbi-qelizore dhe çdo komunimikim ndër-sistemor mes organeve për të sjellur në egzistencë këto organe seksuale dhe funksionin e tyre, dhe për t’i mbajtur do të vazhdoj të shpenzoj sasi mjaft të mëdha të energjisë së komplet trupit, ashtu siq vetë kjo esencë biologjike, e ka të kodifikuar në vete.

Dallimet në manifestime të pashmangshme sociale, më së thjeshti mund të demonstrohen në fushën e mjekësisë, ku qoftë edhe për simptomën e njëjtë, meshkujt dhe femrat duhet të marrin trajtime me caqe të ndryshme të synuara, ashtu që rezultatet të jenë më të mira. E qasja e ndryshme prej momentit kur mjeku i takon këta pacientë, deri te terapia që u shkruan, e pastaj deri te blerja e barnave të ndryshme në barnatore, është një nga shumë shembuj që tregojnë se, atëherë kur mashkulli e femra do të detyrohen të ndjekin instinkte të fuqishme të natyrshme (për të kërkuar shërim), ata do të sillen ndryshe, e të tjerët do të sillen ndryshe me ta. Në këto kushte mashkulli dhe femra nuk do të trajtohen (jo vetëm nga të tjerët) si “personi” dhe “personi”, por si “burri” dhe “gruaja”. Për më tepër, kjo nxitë që, nëse për një problem shëndetësor hulumtime janë bërë kryesisht te burrat dhe pastaj terapia është vendosur e përgjithshme, të hulumtohet veçantë problemi edhe te gratë, në mënyrë që terapia të jetë më e qëndisur për t’iu përshtatur veçantive të tyre, që i dallojnë ato nga burrat. Favorizimi i ndryshëm për aktivitete fizike me këmbë, mes meshkujve dhe femrave, detyron favorizim të roleve të ndryshme mes burrave dhe grave. Pra natyrshëm, për burrat është me e lehtë të kryejnë punët që kërkojnë vrapim, e ngritje të peshave, veprime këto që janë të mundura edhe për gratë. Në anën tjetër, ruajtja e nxehtësisë në mënyrë më pasive është më e lehtë për gratë. Edhe amortizimi i forcave mekanike është më i madh për përmbajtjen e regjionit gluteo-femoral te gratë. Meshkujt kanë muskuj më masivë (andaj u nevojitet edhe zemër me pompim më të fuqishëm) dhe kanë kocka më të forta. Kjo bën që kur vije një sfidë makroskopike, për gjetje të ushqimit apo siguri nga rreziqet, sfidë kjo ku të gjithë mund të marrin pjesë, meshkujt, femrat, të vegjlit, fluturat… meshkujt do jenë natyrshëm më të favorizuarit për këtë rol që e quajmë të jesh burrë. Imuniteti dëshmon më së miri se të qenit grua nuk do të thotë të jesh e pambrojtur, përkundrazi mund të nënkuptojë mbrojtje edhe më të madhe, mirëpo, në raste specifike, veçanërisht mos dominimi është në mbrojtje fizike. Meshkujt varësisht prej rasteve, si për shembull vetëvrasjet, mund të jenë viktima edhe më shumë se femrat. Veçanërisht në këtë aspekt, faktorët psikik, social, të sjelljes, e të qasjes janë të ndryshëm mes meshkujve dhe femrave, pra rezultojnë në burra e gra. Burrat nuk janë të privilegjuar kur vije çështja te viktimësia. Burrat nuk janë imunë nga përballja me probleme dhe sfida. Rezultatet e kësaj përballjeje gjithsesi manifestohen ndryshe mes burrave dhe grave. Manifestohen ndryshe në sjellje, në mendime, në veprime, shihen ndryshe nga individi për vetveten, e shihen ndryshe nga shoqëria për individin. As në përballje e as në rezultate të përballjes nuk kemi të bëjmë me meshkuj e femra që janë thjeshtë “person”, por kemi të bëjmë me “burra”, e “gra”. Profesionistët, dashamirët dhe vet viktimat duhet të ballafaqojnë veçantë rënien më të shpeshtë në sfidë afektive të grave, e veçantë realizimin e epilogut të gabuar të sfidës afektive te burrat. Kjo, me shpresë do të sjellë rezultate të ngjashme te të dy gjinitë (mirëqenie afektive), e që asnjëherë nuk nënkupton shkrirje të dy gjinive në një, sepse përgjithësisht, përherë do të përdoren rrugë të ndryshme për të arritur këtë rezultat.

Nuk qëndron ideja se njëra, apo tjetra gjini është më e favorizuar në natyrë. Në fakt, njëra gjini është e favorizuar për një natyrë të caktuar, kurse tjetra gjini, për një natyrë tjetër. 

Në natyrën e përshtatshme për gratë, burrat do e kenë më të vështirë, e si rrjedhojë edhe do të dështojnë më shpesh. Në raport me aktivitetin fizik dhe kryesisht në ballafaqimin me probleme makroskopike (kafsha sulmuese, njeriu sulmues, humbja në një aktivitet/sfidë) vije në shprehje burri, për shkak se mashkulli është natyrshëm më i favorizuar. Në raport me mbrojtjen imune, vije më në shprehje gruaja, sepse femra është natyrshëm më e favorizuar. Natyra e burrit është ajo e dinamizmit fizik dhe roli i tij vije në shprehje në këtë rrafsh, dhe ato që mund të nxirren nga ky faktor (nga gjuetia, mbrojtja më e shpejtë qoftë edhe me ikje, tërheqja e peshave më të rënda, rezistenca më e madhe në thyerje të kockave, puna me pesha më të rënda, kapaciteti më i madh riprodhues, kufizimet më të pakta kohore dhe sasiore në riprodhim, e deri te qëndrimi më i gjatë në këmbë, rezistenca më e madhe ndaj rënies në mendime suicidale, nxitja më e madhe për fitore në sfida të caktuara). Natyra e gruas është e pasivitetit fizik dhe roli i saj vije në shprehje kësisoj. Dhuntitë e gruas nuk kërkojnë që ajo të vrapojë apo të tërheqë pesha të rënda. Gruaja siguron dhe ka siguruar të gjitha proceset e nevojshme, që nga një qelizë e vetme (zigota) të vije në jetë secili njeri që ka ekzistuar ndonjëherë, burrë apo grua, feminist apo biolog, diktator apo paqeruajtës, që pajtohet me faktin që ka ardhur në jetë nga një grua, apo që nuk pajtohet me këtë fakt, të gjithë! Fakti që gratë mund të marrin pjesë edhe në punë që tradicionalisht i bëjnë burrat, por që statistikisht marrin pjesë shumë më pak në punë të tilla, i bëjnë edhe më të qarta faktet që përmendëm. Me fjalë të tjera të qenit burrë është manifestim i të qenit mashkull njerëzor dhe të qenit grua është manifestim i të qenit femër njerëzore.

 

REFERENCAT:

1 – Huxley VH. 2007. Sex and the cardiovascular system: the intriguing tale of how women and men regulate cardiovascular function differently. Adv Physiol Educ. 31(1): 17–22.

2- Blaak E. 2001. Gender differences in fat metabolism. Curr Opin Clin Nutr Metab Care. 4(6): 499-502.

3 – Nieves JW et al. 2009. Males Have Larger Skeletal Size and Bone Mass Than Females, Despite Comparable Body Size. J. Bone Miner. Res. 20(3): 529-535.

4 – Welle S, et al. 2008. Sex-Related Differences in Gene Expression in Human Skeletal Muscle. PLoS One. 3(1): e1385

5 – Janssen I, et al. 2000. Skeletal muscle mass and distribution in 468 men and women aged 18–88 yr. J. Appl. Physiol. 89(1): 81-88.

6 – Ortona E, et al. 2019. Editorial: Sex Hormones and Gender Differences in Immune Responses. Front. Immunol. 10.

7 – Sapolsky RM. 2017. Behave, the biology of humans at our best and worst (1st ed.). Penguin Press.

8 – Alexander GM, Hines M. 2002. Sex differences in response to children’s toys in nonhuman primates (Cercopithecus aethiops sabaeus). Evol. Hum. Behav. 23(6): 467-479.

9 – Hassett JM, et al. 2008. Sex differences in rhesus monkey toy preferences parallel those of children. Horm Behav. 54(3): 359–364.

10 – American Foundation for Suicide Prevention. 2022. Suicide statistics. American Foundation for Suicide Prevention. https://afsp.org/suicide-statistics/

11 – Ibrahim N, et al. 2017. Gender differences and psychological factors associated with suicidal ideation among youth in Malaysia. Psychol Res Behav Manag. 10: 129–135.

12 – Elflein J. 2022. Suicide death rates by gender U.S. 1950-2019. Statista. https://www.statista.com/statistics/187478/death-rate-from-suicide-in-the-us-by-gender-since-1950/

13 – Murphy GE. 1998. Why women are less likely than men to commit suicide. Compr Psychiatry. 39(4):165-75.

Ndaje