Stafi

Drejtor

Andi Rexhepi

Andi Rexhepi është studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe fushës së jurisprudencës. Ai është angazhuar si autor i rregullt në forumin online të shkencave sociale në gjuhën turke Mana Ozu, si dhe në disa platforma të tjera në Kosovë. Aktualisht është drejtor i platformës Autentik. Interesat e tij kërkimore përfshijnë analizën e politikës së jashtme, politikën ndërkombëtare, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ideologjitë, dhe temat që lidhen me postmodernizmin.

Kryeredaktor

Blendi Devolli

Blendi Devolli ka qenë prezent në gazetarinë aktive që nga viti 2013, ku për 7 vite ishte pjesë e deskut të lajmeve në portalin Telegrafi. Ai në cilësinë e autorit dhe producentit ka realizuar podcastin "Rruga A". Që nga viti 2021 është i angazhuar në fushën e PR (marrëdhënieve me publikun). Ai mban pozitën e kryeredaktorit në platformën Autenik.