Imer Topanica

Artikuj: 2

Imer Topanica është i njohur si poet, shkrimtar dhe gazetar. Autor i veprave “Udhëtarët”, “Tufë Drite”, “Shënime të Pamjaftueshme”, “Lavdi Marrëzive” dhe “Këpucët e Vdekjes”, si dhe i një morie artikujsh kritikë e publicistikë. Një pjesë e veprimtarisë së tij tashmë flet edhe në gjuhën angleze, turke e serbokroate. Ai është shpërblyer me çmime letrare dhe është përfshirë në disa antologji vendore e ndërkombëtare. Përmes publicistikës, ai shpesh është bërë pjesë e debateve që ndërlidhen me aspektin politik, social dhe kulturor ndër shqiptarë. Aktualisht ushtron detyrën e kryeredaktorit në portalin “Fol Drejt”.