Fitim Uka

Artikuj: 1

Fitim Uka është psikolog, psikoterapeut, hulumtues dhe ligjërues i Psikologjisë. Ai ka përfunduar doktoraturën në shkencën e psikologjisë në Universitetin e Freiburgut, si dhe ka qenë postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ushtron detyrën e ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Psikologjisë, si dhe ka punuar në disa institucione tjera të arsimit të lartë. Në anën tjetër, është edhe themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe revistës psikologjike “Psika”. Numëron dhjetëra publikime dhe prezantime shkencore në konferenca ndërkombëtare. Aktualisht drejton klinikën “Empatia” dhe ofron shërbime të psikoterapisë dhe vlerësimit psikologjik.