Shqiprim Ahmeti është arkitekt, urbanist dhe ligjërues. Ka punuar si hulumtues në Institutin Amerikan World Resource Institute, në zyrën regjionale të tyre në Stamboll. Ka më shumë se 7 vite përvojë në hulumtim, aplikim dhe ligjërim në fushën e planifikimit urban, në Kosovë, Turqi dhe Finlandë. Janë më shumë se 15 artikuj shkencorë dhe punime të publikuara në konferenca shkencore në Kosovë, Shqipëri, Turqi, Holandë, Itali, Portugali dhe Zvicër. Ai është anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Planerëve Urban, si dhe anëtar i “Congress of New Urbanism” në Amerikë. Njëkohësisht drejton Institutin për Studime Urbane në UBT - Prishtinë.