Andrra Haxhiislami

Artikuj: 1

Andrra Haxhiislami është nxënëse e Gjimnazit "Bedri Pejani", në Pejë. Krahas pjesës formale të mësimeve, si fushë të interesimit e ka kinematografinë dhe letërsinë. Bashkëjetesa në mes të artit të shtatë dhe një gjinie letrare si romani, ka ndikuar që ajo të ketë një vështrim kritik mbi rolin e kinematografisë në normalizimin e deformimeve që po i pëson shoqëria njerëzore, e të cilat po e rrezikojnë esencën e saj. Në vitin 2016 ka përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze për fëmijë (HIPPO). Përveç gjuhës shqipe, flet dhe shkruan gjuhën angleze dhe gjuhën turke.