Tomor Kastrati është i angazhuar si arkeolog - kustos në Muzeun e Kosovës për periudhën e Neolitit dhe Eneolitit. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Zarës në Kroaci. Në korpusin e punëve të tij, është pjesëmarrja në shumë ekspozita, takime shkencore, gjurmime arkeologjike, si dhe një sërë artikujsh të botuar. Vlen të theksohet se ai ka prezantuar rezultatet e para të hulumtimeve arkeologjike të shekullit 21 të kryera në Kosovë, në kuadër të projektit bashkë-autorial “Harta Arkeologjike e Kosovës” (2000).