Besart Alshiqi ka studiuar Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Kosovës si dhe studimet e magjistratures në University of Sheffield. Ka qenë pjesë e disa hulumtimeve që për qëllim kanë pasur avokimin për arsimin parauniversitar. Tash e një kohë është i angazhuar në sferën e biznesit, me theks të veçantë në atë të industrisë së tregtisë elektronike si dhe atë të teknologjisë informative, ku edhe ka qenë pjesëmarrës në disa tryeza avokuese për zhvillimin e saj në vend.