Albert Spahiu, për gati 15 vite, ka qenë prezent në sektorin bankar dhe atë mediatik, ku 6 vitet e fundit i ka kaluar në cilësinë e gazetarit dhe të redaktorit të rubrikës së Ekonomisë, në median online Telegrafi. Aktualisht, punon në fushën e Komunikimit me Publikun (PR). Interesat e Albertit janë për çështjet që lidhen me biznesin, financat, teknologjinë, sigurinë dhe aspektet e gjeo-politikës rajonale.